E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakmarrja e kryekuzhinierit ndaj Berluskonit

Share

Ish-kryeministri italian njihet tashmë për pasionin e tij ndaj femrave dhe këtë gjë nuk e fshihte as në takime të rëndësishme politike. Gjatë një takimi të G20 në vitin 2009, në Londër, në hotel ka qenë e pranishme edhe modelja e famshme, Naomi Campbell.

Siç tregon shefi i famshëm britanik i kuzhinës, Jamie Oliver, modelja ka qenë duke biseduar pikërisht me këtë të fundit.

Por, sapo Berluskoni ka parë Naomin, është drejtuar për nga ajo dhe e ka shtyrë me krah Oliver, duke i zënë vendin në krah të modeles.

Pasi është prezantuar me Naomin, Berluskoni i ka shkruajtur asaj numrin e telefonit në një letër dhe më pas është larguar. Nëse janë takuar më pas, kjo nuk dihet.

Ndërkohë, i mërzitur nga sjellja e Berluskonit, Oliver, që do të gatuante darkën atë mbrëmje, është hakmarrë me Berluskonin pikërisht tek ushqimi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›