Çfarë, nuk ekziston Babagjyshi i Vitit të Ri?
Share
Një reklamë në Britani ka shkaktuar shqetësim të madh tek prindërit. Në reklamë tregohet se nuk është Babagjyshi ai që vendos dhuratat poshtë pemës, por është mamaja, e cila përdor kartën e saj të kreditit për të blerë mallrat.
Qindra prindër janë organizuar duke kërkuar ndalimin e reklamës duke thënë se ajo po prish magjinë e festës tek fëmijët, të cilët mësojnë se Babagjyshi nuk ekziston. Megjithatë autoritetet përkatëse thonë se reklama nuk thyen ndonjë kod të reklamimit, ndaj nuk mund ta ndalojnë.
