E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Kurbani i Ramës, si Harry Potter. Sheshin Skënderbej e çliruam nga betoni

Share

Kryeministri Berisha, edhe pse ka qenë për të diskutuar buxhetin e shtetit në Kuvend, nuk ka ndenjur dot pa përmendur edhe librin e kreut të opozitës, Edi Rama. Berisha e ka cilësuar Kurbanin me librin Hary Poter.

Kur flisja një vit më parë për Hary Poter të gjithë talleshit me mua. Por, Rama ua solli në derë me Kurbanin e tij, të cilin ju detyron që ta blini me detyrim për ta lexuar. Mbani Kurbanin dhe lexojeni, ka thënë Berisha.

Kryeministrit duket se i është kthyer në makth libri i Ramës, duke qenë se nuk lë rast pa e përmendur atë, madje edhe në momentin më të rëndësishëm për qeverinë, miratimin e buxhetit të shtetit.

Ai ka folur edhe për sheshin Skënderbej, duke thënë se Lulzim Basha e çliroi atë nga betoni, duke rikthyer gjelbërimin në të.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›