Zemërim në SHBA, Obama nuk përmend Zotin për Falenderime
Share
Ai sigurisht njihet si një orator i mirë. Por presidenti amerikan, Barak Obama, ka shkaktuar zemërim gjatë fjalimit për Ditën e Falenderimeve pasi nuk ka bërë asnjë referencë tek Zoti.
Presidenti e përdori këtë fjalim festiv në radio për të shprehur mirënjohje për ushtarët amerikanë. Ai falënderoi vullnetarët, pelegrinët, pionierët e patriotët. Por nuk pati ndonjë falënderim për elementët spiritualë, ndërsa presidenti e quajti këtë festival si një festim të komunitetit. Deklarata e tij ka indinjuar sidomos republikanët.