Hakmarrje e Çelsit, Barça ngec në "bunkerin" anglez
ANGLI - Ka vetëm një mënyrë për të fituar ndaj kësaj Barcelone: mbrojtje "bunker" dhe shfrytëzim i një momenti që mund të të jepet. Ka bërë pikërisht këtë Çelsi në ndeshjen e mbrëmshme ndaj kampionëve të Evropës, e cila përfundoi me fitoren 1-0 të skuadrës londineze. Një gol i Didier Drogba në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, ka vendosur fatet e gjysmëfinales së dytë të Champions League, ndërkohë që Barça, ashtu si në vitin 2009, e ka patur tejet të vështirë të çajë "murin" e ndërtuar nga vendasit. Rastet nuk kanë munguar, sidomos në pjesën e parë, por që pas shënimit të golit nga ana e Çelsit, kontrolli i lojës nga ana e katalanasve ka qenë steril. Di Mateo ka zgjedhur katenaçon për të luajtur ndaj skuadrës së Pep Guardiolës dhe në fund strategjia e tij ka rezultuar e suksesshme. Ndryshe nga viti 2009, këtë herë nuk pati as gabime arbitrale dhe as kontestime. Fitorja e Çelsit qe e merituar edhe pse loja nuk ishte kurrsesi në nivelin e saj të Barcelonës. Rezultati 1-0 lë gjithçka të hapur, por Çelsi tashmë mund të quhet i favorizuar, pasi i mjafton një gol në "Kamp Nou" për të rrezikuar Barcelonën.
Ndeshja
Sfida ka nisur me një Barcelonë agresive dhe me londinezët që janë mbrojtur në mënyrë shumë të kujdesshme. Aleksis Sançez ishte i pari që kishte një mundësi të artë, por parabola e tij u ndal nga traversa e Petr Çeh. Më pas, një goditje e Andres Iniestës pas një aksioni të Mesit, u ndal nga Çeh, ndërkohë që Fabregas gaboi shumë pranë portës. Ish-lojtari i Arsenalit pati një tjetër mundësi të mirë në fundin e pjesës së parë, por edhe pse nxorri jashtë loje portierin Çeh me një parabël, ishte Eshli Kol që nuk lejoi topin të përfundonte në rrjetë. Në minutën e dytë shtesë, Mesi ka humbur një top në mesfushë dhe londinezët kanë përfituar. Ramires bën gjithçka mirë nga e majta, pason në qendër për Drogba dhe ky i fundit mposht Valdes. Një gol i rëndë për Barçën, që ishte duke dominuar. Pjesa e dytë ndërkohë, ka qenë një monolog i kontrollit të lojës nga ana e spanjollëve, por këtë herë pa shumë rezultat. Rasti më i mirë erdhi në minutën e tretë shtesë, kur pas një aksioni të Dani Alvesh nga e djathta, topi i shkoi Pedros, që goditi për herë të dytë shtyllën. Topi i kthyer, u godit në një mënyrë të çuditshme nga Serxhi Buskets, duke i lejuar Çelsin të fitojë ndeshjen 1-0.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)