Tropoje, makina bie nëhumnerë, 1 i vdekur, 1 plagoset
TROPOJE-Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tropojë. Një automjet ka dalë nga rruga pranë fshatit Bujan dhe ka përfunduar në humnerë. Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i vdekur, ndërsa një tjetër është plagosur.
Personi që ka mbetur i plagosur është dërguar menjëherë në spitalin e Bajram Currit, ku mësohet të jetë në gjendje mjaft të rëndë.
Policia ka nisur hetimet per ngjarjen e rëndë, por paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe. Ndërkaq po punohet për nxjerrjen e trupit të viktimës nga humnera.
(jd/shqiptarja.com)