E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja e Morosinit, nis hetimi për vrasje

ITALI- Prokuroria e Peskarës ka nisur të mërkurën marrjen në pyetje të personave përgjegjës për vdekjen e ish-futbollistit të Livornos Piermario Morosini. Organi i akuzës ka lënë të kuptohet se është duke hetuar për vrasje, duke u përpjekur të sqarojë të gjitha rrethanat e çështjes.

Ata kanë marrë në pyetje Marko Di Françeskon, një infermier të urgjencës, që të shtunën kishte marrë pjesë në përpjekjet për të shpëtuar nga vdekja Morosinin. Pas kësaj, ai deklaroi se në fushat e futbollit duhej një defibrilator, duke ngritur dyshimet e para.

Sipas infermierit, personi përgjegjës nga stafi mjekësor, nuk e ka përdorur defibrilatorin as në fushë dhe as në ambulancë, por vetëm në spital, pasi kishin kaluar 10 minuta nga ataku kardiak. Në orët e ardhshme do të merren në pyetje edhe personat që ishin në fushë dhe që u morën me shpëtimin e jetës së futbollistit 25-vjeçar, por faktet e para, tregojnë se jo gjithçka ka funksionuar si duhet në Peskara.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›