Hakmerret Tirana, fiton superkupen
Finalja e superkupes kthehet ne nje hakmarrje per Tiranen, e cila ka mundur mbreme brenda kohes se rregullt fituesit e Kupes se Shqiperise, Flamurtarin, fale nje goli te shenuar 20 minutat e fundit te ndeshjes. Ky eshte trofeu i pare per trajnerin e sapoemeruar ne krye te bankines bardhe e blu, Loncarevic, por edhe goli i pare me kete fanelle i te sapoblerit ne merkato nga ekipi vlonjate prej kryeqytetasve, Arber Abilaliaj. Ka qene minuta e 70-te e ndeshjes, kur 23-vjecari shfrytezon nje kros te leshuar nga goditja e kendit ne krahun e djathte, duke fluturuar me larte se ish-lojtaret e skuadres se tij. Goditja e sakte me koke ka nxjerre jashte loje portierin Roshi dhe topi ka perfunduar ne rrjete. Ky rezultat ka mbetur i fiksuar deri ne fund te ndeshjes, ku ne dy minutat e fundit ka dale ne kerkim te golit te barazimit edhe portieri kundershtar. Por Flamurtari nuk ka mundur dot te perserise mrekulline e finales se kupes, kur i rrembeu kryeqytetasve trofeun pas permbysjes se rezultatit ne pjesen e dyte, (1-0/2-1), me dy gola te shenuar ne 30 minutat e fundit te lojes, qe i kushtuan doreheqjen ish-trajnerit Agustin Kola. Tirana arriti te ngushellohej me fitoren e kampionatit, kurse dje ka shfaqur nje tjeter mentalitet ne fushen e “Qemal Stafes”, ku qe nga minuta e pare luajti me teper kujdes dhe pa rrezikuar. Miqte, disa here tentuan porten dhe paten mundesi te mira, por pa arritur te kalonin ne avantazh. Pese minuta para shenimit te golit, vlonjatet kane pasur nje rast te arte, madje pretenduan edhe per 11-metersh, por gjyqtari Albano Janku, nga afer aksionit urdheroi vazhdimin e lojes. Ndeshja eshte zhvilluar pa shume tension dhe me teper kujdes ne repartin e mbrojtjes, cka e tregon edhe rezultati final. Dy kampet e tifozeve kane qene te ndare, ku ata te Tiranes ishin perqendruar perballe tribunes. Flamurtari vinte nga humbja e thelle ne Ligen e Evropes qe pesoi ne Skoci kunder Matheruell ne ndeshjen e kthimit, humbi 8-1, nje ndeshje qe ngriti edhe dyshime per fiksim rezultati me qellim bastet. Kurse Tirana vinte nga shkaterrimi qe pesoi ne Ligen e Kampioneve nga norvegjezet e Stabaek, ne humbjen 4-0. Ne dhjete vitet e fundit Tirana e ka fituar kater here Kupen e Shqiperise, kurse Flamurtari vetem nje here.