E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektbuxheti 2010, per here te pare pa FMN, nuk ka devijanca

Blerina Hoxha

Per here te pare keto dy dekadat e fundit projektbuxheti po hartohet pa asistencen e Fondit Monetar, i cili shpesh here eshte "konfliktuar" me qeverite per politikat buxhetore. Por megjithekete fakt, Ekspertet ne ministrine e Financave shpjegojne se projektbuxheti i vitit 2010, persa i perket menyres se hartimit, dhe kufinjeve sasiore te treguesve nuk ka ndonje ndryshim nga vitet e shkuara. Perkundrazi projektbuxheti i vitit 2010 edhe pse pa asistencen e rrepte te Fondit, eshte me konservator, duke mos parashikuar ulje te taksave dhe rritje te medha te rrogave. Dy ceshtje per te cilat qendrimi i FMN gjate viteve te shkuara nuk ka qene ne sinkron me qeverine. Te njejtet eksperte te ministrise Financave shpjegojne se, edhe pse nje mision teknik i Fondit nuk do te jete per projektbuxhetin, zerat kryesor te arkes se shtetit qe lidhen me te ardhurat, shpenzimet dhe deficitin buxhetor do te parashikohen komform parametrave te BE-se, ne te cilen Shqiperia synon te aderoje. Mbikeqyrja e zhvillimeve makroekonomike nga Fondi Monetar Nderkombetar ne vitet ne vazhdim do te zevendesohet nga institucionet e Bashkimit Evropian si rezultat i procesit te integrimit ne te cilin ndodhet vendi. Ne kete kuader Shqiperia raporton vit per vit ne Komisionin Evropian dokumente qe kane te bejne me politikat afatmesme fiskale dhe buxhetore. Ne kuader te plotesimeve te kushteve te anetaresimit ne BE eshte hartuar se fundmi kuadri fillestar makroekonomik e fiskal per periudhen 2010-2012 qe eshte pjese e sistemit te planifikimit te integruar dhe pergatitet nga Ministria e Financave. Kuadri makroekonomik e fiskal pergatitet me qellim qe te ofrohet informacion per percaktimin e perparesive strategjike, shpenzimeve agregate, synimeve ne lidhje me te ardhurat dhe deficitin, si edhe per percaktimin tavaneve per te filluar procesin e pergatitjes se Programit Buxhetor Afatmesem (PBA) ne nivel ministrie. Kuadri fillestar makroekonomik e fiskal miratohet nga Komiteti i Planifikimit Strategjik ne muajin e pare te cdo viti, dhe eshte subjekt rishikimi dhe perditesimi ne dy momente kyc gjate vitit, ne muajin maj, perpara finalizimit te PBA-se dhe te tavaneve te PBA-se per shpenzimet, dhe ne muajin shtator, perpara dergimit ne Parlament te projekt buxhetit te shtetit. Dokumenti raportohet edhe ne Komisionin Evropian. Por gjithsesi "kontrata" me Fondin do te do te jete e vlefshme deri ne anetaresimin e plote te vendit te Bashkimin Evropian. Deri me tani marreveshja e FMN me qeverine shqiptare eshte e fokusuar ne auditim te rrepte te treguesve themelore buxhetore dhe makroekonomike, te tille si inflacioni dhe rritja e qendrueshme ekonomike.

Roli i FMN ne ekonomine boterore

Fondin Monetar Nderkombetar (FMN) eshte nje organizate me seli ne Uashington qe aktualisht asiston ne rreth 185 vende zhvillime makroekonomike kryesisht. Qellimi kryesor i themelimit te FMN-se ka qene qe te krijohet nje bashkepunim monetar mes vendeve te ndryshme, nje stabilitet monetar ne kembim dhe marreveshjeve te rregullta te kembimit monetar per te shpejtuar rritjen ekonomike, per zvogelimin e nivelit te papunesise, pikerisht tek shtetet e varfer dhe per te krijuar asistence te perkohshme tek keta shtete. Qe nga themelimi i vet, FMN gjithnje i eshte permbajtur qellimit te themelimit, por teknikat e veprimit dhe menyrat e reagimit ndaj problemeve te shteteve te ndryshme si dhe numri i shteteve pjesemarrese gjate viteve kane ndryshuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›