Kukësi kalon në turin e dytë të Europa League, eliminohet Teuta
TIRANE - Kukësi ia ka arritur qëllimit në Ligën e Europës, duke u kualifikuar në turin e dytë të këtij kompeticioni. Edhe pse në ndeshjen e kthimit nuk ka fituar, rezultati 0-0 i ka dhënë të drejtën ekipit verilindor për të ecur më tej në këtë kompeticion europian, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 1-1 në Estoni kundër skuadrës kryeqytetase Flora Talin.
Shumë raste të humbura kuksianët, por që gjithsesi, janë kualifikuar për më tej. Në turin e dytë kuksianët do të ndeshen me ekipin e Sarajevos së Bosnjës dhe ndeshja e parë do të luhet në shtëpi për Kukësin.
Ndërsa Teuta nuk ka mundur dot të shfrytëzojë rezultatin e ndeshjes së parë, teksa kishte fituar 3-1 në Durrës kundër moldavëve të Daçias. Në ndeshjen e kthimit Teuta është thyer 0-2, duke u eliminuar që në turin e parë të Ligës së Europës. Më parë ishte eliminuar turpshëm Laçi, duke humbur të dyja ndeshjet kundër një skuadre luksemburgase.
(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)