Haldeda Buxheti 2012 parashikon rritje te pagave dhe pensioneve
Zv/ministri i Financave, Nezir Haldeda, gjatë një bisede në studion e Abc News ka theksuar se është hartuar drafti për buxhetin e 2012, draft ky i cili parashikon rritje për ekonominë shqiptare.
Haldeda theksoi se projektbuxheti i vitit 2012, synon reduktim të borxhit publik. “Do ruajmë nivelin e borxhit publik nën 60%”, tha Haldeda.
Zv.ministri tha se do të ketë disa reduktime shpenzimesh në disa sektorë. Por prioritet do të mbeten, infrastruktura, arsimi, shëndetësia. Haldeda tha se projektbuxheti 2012, do të ketë një fond të posaçëm që do të përdoret për rritjen e pagave dhe pensioneve, një traditë kjo tashmë e qeverisë Berisha.
Haldeda deklaroi se buxheti ka disa prioritete ndër të cilat më i rëndësishmi është projekti për një Shqipëri dixhitale.