E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani Bankat te sigurta ekonomia ne rritje

Tirane 26 tetor 2011 NOA - Banka e Shqiperise nuk ndryshon normen baze te interesit dhe pohon se ekonomia shqiptare ka pesuar rritje gjate vitit 2011.
Ne nje konference per shtyp guvernatori Ardian Fullani ka theksuar se gjate tremujorit te dyte dhe te trete te vitit ekonomia shqiptare ka pasur rritje por kjo rritje sipas tij ka qene nen potencialin.
Stabiliteti kontrollon primet e rrezikut dhe eshte parakusht per nxitjen e investimeve te qendrueshme. Perballimi i sfidave ka qene ne fokus te punes se bankes gjate ketij viti- tha Fullani.
Reformat duhet te orientohen drejt rritjes se konkurrueshmerise se forces punetore dhe produkteve tona ne tregjet boterore pohoi Guvernatori.
Ai tha se e rendesishme per situaten aktuale eshte ruajtja e deficit buxhetor dhe e borxhit. Gjithesesi Fullani pavaresisht krizes bankare ku ndodhen disa vende ka pohuar se sistemi bankar ne Shqiperi nuk eshte prekur nga kriza.
Me tej duke renditur treguesit ekonomike te vendit ai tha se eksportet kane njohur nje rritje me 3.2 perqind.
Deficiti buxhetor ka mbetur i pandryshuar ne 3 muaj. Ndersa kerkesa per kredi ka pesuar rritje shtoi Fullani.
Sipas tij eshte pikerisht ky stabilitet ekonomik i cili nxit investitoret e huaj ti drejtojne syte nga Shqiperia.
a.q/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›