E Diel, 1 Nëntor 2026

METE gjobit CEZ me 30 milione leke

Tirane 26 tetor 2011 NOA - Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes gjobit me 30 milone leke te reja operatorin e shperndarjes se energjise elektrike ne Shqiperi CEZ Shperndarje. Vendimi i Drejtorise se Pergjithshme te Metrologjise ka ardhur pas futjes se mjeteve matese sahatet te paverifikuar perpara perdorimit dhe moszbatimit te ligjit per bashkevulosjen e morseterise se aparatit mates.
Ne njoftimin per shtyp te METE thuhet se edhe pas takimeve te shumta me perfaqesues te CEZ-it nuk eshte marre asnje mase nga keta te fundit. Pas ankesave te shumta te konsumatoreve ne METE dhe pas verifikimeve te DPM per aparatet matese drejtuesit e METE dhe DPM vendosen diten e sotme penalizimin e kompanise CEZ.
Paralajmerimi i Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes eshte i qarte Nese CEZ nuk merr masa te shpejta dhe te menjehershme per rregullimin e situates dhe zbatimin e ligjit penalizimet nga METE do te vijojne edhe me te forta perfundon deklarata e kesaj ministrie.
a.q/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›