E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria 100 mije dollare ndihme Turqise

Tirane 26 tetor 2011 NOA - Keshilli i Ministrave miratoi sot vendimet per dhenien e kontributit financiar ne ndihme te tre vendeve te prekura nga katastrofat natyrore.
Ne mbledhjen e kesaj te merkure u miratua dhenia e ndihmes financiare prej 100 mije dollare Turqise ne lehtesimin e demeve te shkaktuara nga termeti i pak diteve me pare.
Gjithashtu u miratua dhenia e ndihmes financiare prej 100 mije dollare Pakistanit ne lehtesimin pasojave te shkaktuara nga permbytjet ne kete vend.
Keshilli i Ministrave miratoi edhe dhenien e ndihmes financiare prej 50 mije dollare per vendet e Bririt te Afrikes Somali Etiopi Xhibuti ne ndihme te popullsise se ketyre vendeve te prekur nga nje varferi e thelle si pasoje e thatesires se tejzgjatur ne keto vende. Me kete kontribut Shqiperia i bashkohet thirrjes per solidaritet nderkombetar te Shteteve te Bashkuara te Amerikes per kapercimin e emergjences humanitare ne keto vende.
a.q/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›