Halilaj: Për ankandin e naftës virgine nuk ndërhyri Meta. Video dhe Prifti tregojnë të kundërtën
Dëshmitari Bekim Halialj ka mohuar që Ilir Meta të ketë ndërhyrë tek Dritan Prifti për të fituar ankandin e naftës bruto, edhe pse Dritan Prifti dhe videoja e transmetuar dëshmojnë të kundërtën. Prifti deklaroi sot para Gjykatës se Ilir Meta i kishte kërkuar me ngulm anulimin e një ankandi për naftë bruto dhe kalimin e saj për Bekim Halilin. Ja si ju përgjigj ai pyetjes së prokurorit: I thashë po do ta bëj, ai nguli këmbë mbaroje, pse se mbaron, anulloje, pse se anullon? më tha për çështjen tjetër jepe shpejt, por unë e dija që ishte në gjykatën e Apelit. Zoti Meta më tha jo, çështja në Apel ka përfunduar, zbatoje menjëherë sot. Gjatë bisedës telefonoi Agim Rrapajn, fola me të, i kërkova të dërgonin vendimin e gjykatës që unë të bëja punën sipas ligjit. Në një moment Meta më thotë mua që ky Gimi për ty ka 7 përqind. Kjo ishte ajo që mbaj mend nga biseda.
I pyetur për të njëjtën çështje, Halili tha se Ilir Meta nuk ka ndërhyrë në favor të tij. Deklarata e tij ka përballë provën e Dritan Priftit dhe videon e transmetuar, në të cilën shihet qartë ndërhyrja e Metës për këtë person.
Halili është nj biznesmen, i cili ka pasur probleme me ligjin në vitin 1997 për shkak të një detyrimi për para të marra hua në Durrës, për të cilën gjykata e shkallës së parë e ka shpallur fajtor, por çështjen e ka mbyllur në Gjykatën e Apelit.
Ky është një rasti i ri, kur ai rrezikon të paditet për dëshmi të rreme nëse prokuroria provon ndërhyrjet e Metës në ankandin që do të bëhej në Albpetrol për naftën bruto.
Dritan Prifti i tha sot Gjykatës se Meta kërkoi ta anullojë ankandin. Ky ishte një ankand ku do merrnin pjesë 20 kompani. Kam idenë se zoti Halilaj, që ishte firme e re, mendonte se do kishte konkurrencë të madhe. Por zoti Meta kishte plan që Halilaj të bënte marrëveshje me ARMO-n për rafinerinë, edhe këtu Halilaj do kishte përparësi. Në Shqipëri, në atë periudhë por edhe tani, besoj unë ka qenë i vështirë eksporti i naftës bruto, sepse nuk ka kapacitete. Pra shkurt në këtë rast, META kërkoi anullimin se kompania HALILAJ nuk e kishte arritur marrëveshjen me ARMO.