Shkon drejt shuarjes së plotë zjarri i rënë në një magazinë fishekzjarresh
Share
(E PERDITESUAR)- Një zjarr gjigand ka përfshirë një magazinë fishekzjaresh në Tiranë. Zjarri i madh ka rënë në një magazinë pranë kryqëzimit të Unazës së Re, në afërsi të tregut të zonës së Kombinatit në kryeqytet. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur të lënduar. Pas rreth tre orësh zjarri ka shkuar drejt shuarjes së plotë. Zjarri ka shkrumbuar edhe një shtëpi dhe dy biznese, ngjitur me magazinën.
Ndërkohë situata kaotike në qytetin e nxenesve ka mobilizuar te gjithe sistemin policor dhe zjarrefikes brenda dhe jashte Tiranes. Ne vendngjarje ka mberritur dhe ministri i brendshem Bujar Nishani si dhe deputete te majte e te djathte te cilet po monitorojne nga afer situaten.