FOTO REPORTAZH: Sheshi Tahrir nuk bie në qetësi
Protestat në Egjipt kanë hyrë në ditën e tretë. Policia në Kajro po përplaset me protestuesit me gurë në duar, të cilët kërkojnë që sunduesit ushtarakë ta transferojnë pushtetin sa më shpejt tek një qeveri civile.
Rreth 3 mijë protestues janë përleshur me qindra policë në Sheshin Tahrir, por edhe pranë Ministrisë së Brendshme. Thuhet se të paktën 35 protestues kanë gjetur vdekjen që nga e shtuna. Më shumë se 2 mijë janë plagosur.
Sheshi ishte epiqendra e protestave që rrëzuan presidentin Mubarak. Por tani sërish është në qendër të protestave. Rrjetet sociale po luajnë rol në mobilizimin e njerëzve. Ju nuk jeni legjitimë, këndojnë të rinjtë përpara forcave të sigurisë.
Zemërimi është rritur në Egjipt, pavarësisht se zgjedhjet parlamentare janë në prag. Egjiptianët thonë se pushteti i vërtetë do i mbetet sërish ushtrisë.








