Vendimi për paktin, Greqia: Jemi të shqetësuar
Menjëherë është vënë në lëvizje diplomacia greke, kur ministri Alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Droutsas do të zhvillojë sot një takim me ministrin shqiptar të Jashtëm, Ilir Meta. Dy personalitetet do të takohen në Londër, ku po mbahet një Konferencë Ndërkombëtare mbi Afganistanin. Droutsas, në një intervistë për radion greke“Thema 9.89”, u shpreh se vendimi ështp një zhvillim negativ për të cilin ne nuk jemi të kënaqur. “Por, dua të nënvizoj se kjo është një çështje e brendshme e procesit gjyqësor në Shqipëri, të cilin ne nuk mundem të bëjmë tjetër veçse ta respektojmë”, tha ai. Ministri grek shtoi se Athina ndodhet për momentin “në pritje të një njoftimi zyrtar nga ana e Shqipërisë”. “Ky është një zhvillim që nuk na bën të lidhur. Jemi të shqetësuar për këtë situatë dhe në pritje të sqarimeve të këtij vendimi. Ne nuk mund të komentojmë vendimet e gjykatave, por presim nga pala shqiptare që të vendosë një zgjidhje të çështjes”, tha Drucas. “Më lejoni të nënvizoj, qëkurse e përmendni këtë çështje, që në vizitën time të fundit në Tiranë, të gjithë interlokutorët nga pala shqiptare më konfirmuan, duke më dhënë të gjitha garancitë, rëndësinë dhe prioritetin që Shqipëria i jep në mënyrë precize kësaj marrëveshjeje”, sqaroi Droutsas.