E Diel, 1 Nëntor 2026

Salihi i jep fitoren RapiditKy ishte goli i 10-të i Hamdiut në kampionat, 8 nga të cilët për Rapidin dhe 2 me Riedin, duke e futur në garën për golashënues.

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Sulmuesi shkodran që militon në ligën austriake të futbollit i ka shpëtuar “lëkurën” trajnerit të tij dhe skuadrës teksa Shturmi i Grazit po u merrte një barazim që komprometonte rrugën për fitimin e kampionatit. Një penallti e fituar nga Hamdi Salihi dhe e ekzekutuar me mjeshtëri dy minuta para përfundimit të ndeshjes i ka dhënë Rapidit të Vienës fitoren 2-1, e dyta radhazi pas triumfit në derbin me Austrinë e Vienës, ku shkodrani shënoi golin e katërt në fitoren 4-1. Golat mbrëmë u shënuan për Rapidin nga Jelavic e Salihi, kurse për miqtë nga Lavric. Ky është goli i 10-të i Salihit në kampionat, 8 nga të cilët për Rapidin dhe 2 me Riedin, duke e futur në garën për golashënues.
Numri i klikimeve - 6490
  E Merkure, 25 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›