E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi i dergon faks Ceslit per Frenk Lampardin

Me nje faks te derguar te dielen ne mbremje nga selia e rruges Durini, nis zyrtarisht tratativa mes Interit dhe Celsit per te cuar ne Milano, Frenk Lampardin, prej kohesh ne shenjestren zikalter. Lajmin e ka konfirmuar vete shoqeria zikalter. Branka mund te shkoje shpejt ne Londer dhe nuk perjashtohet qe me klubin londinez, vec Lampardit, te flitet dhe per Drogbane: Interi mund te propozoje nje shkembim me Adrianon. Duket e pamundur qe negociatat mes Roman Abramovicit dhe Masimo Moratit te ndalen vetem te Lampardi, per te cilin nyja per t’u zgjidhur eshte vetem cmimi i kartonit: rreth vullnetit te lojtarit nuk ka me dyshime, prove per kete eshte refuzimi qe i ka bere rritjes se pageses prej 8.5 milione eurosh ndaj 7.5 milioneve qe Frenku do te fitoje ne Itali. Per blerjen, Interi ofron 10 milione euro, asnje me shume. Shifra eshte shume me inferiore nga ajo qe kerkojne blute, por drejtori i pergjithshem Piter Kenion nuk mund t’i lejoje vetes te luaje me zjarrin, sepse Lampard, qe ne janarin e ardhshem mund te firmose nje para-kontrate me Interin, cko do t’i lejonte zikalterit ta merrnin me kosto 0 veren e ardhshme. E kote te pritet, e kote te shpenzosh nje vit. Nga ana tjeter 10 milione euro do t’i lejonin Celsit te mbushnin disi boshlleqet e krijuara pas blerjes se Dekos nga Barcelona. Me e ngaterruar duket tratativa qe do te conte ne Milano, Didie Drogbane. Trajneri Murinjo kerkon ta marre dhe ate, nje prej lojtareve qe ai e ka vleresuar me shume, por kerkesa e Celsit per te eshte shume e larte, ndaj, drejtuesit zikalter duan te fusin ne kete mes Adrianon.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›