Hemilton sheh t’i merret vendi nga Rafael Nadal
Triumf ne nje gare kaotike, por kjo nuk mjafton t’i jape Ljuis Hemiltonit fatin per te qene heroi i dites ne mediet angleze, sepse kete nder e kishte spanjolli Rafael Nadal, i cili mundi ne finalen e Uimbelldonit padronin absolut te tij ne 5 vitet e fundit, Roxher Federerin. Hemilton mberrin i pari ne finishin e Silverstone, duke fituar Cmimin e Madh te Anglise dhe njekohesisht duke marre vendin e pare ne klasifikimin e boterorit te Formula 1 me 48 pike. Hamilton u be keshtu piloti i pare britanik qe fiton ne Silverston, qe kur David Kulthard arrinte i pari ne vitin 2000. 23-vjecari arrin fitoren e trete sezonale, ne nje gare qe vetem ai nuk gaboi. "Eshte pa asnje dyshim, fitorja me e bukur qe kam arritur ndonjehere dhe jo vetem sepse isha ne cirkuitin e shtepise, por sepse edhe une kam garuar shume mire. “Mendoj se ishte nje nga garat me te veshtira, por kur arrita ne xhiron e fundit dhe pashe njerezit qe ngriheshin ne kembe, vetem lutesha te mbaroja garen. Nuk mund t’i mendosh emocionet, desha te fitoja dhe ia arrita", u shpreh Hamilton. Por per te entuziazmuar sportdashesit angleze, ka menduar Rafael Nadal qe ne nje ndeshje epike ka mundur Roxher Federerin, duke i marre keshtu anglezit vendin ne faqet e para te tabloideve britanike. Kjo sepse, fatkeqesisht per Hemiltonin, ai e fitoi Cmimin e Madh te Britanise, pikerisht kur luhej finalja e turneut me te madh te tenisit ne bote per meshkuj, finalja e Uimbelldonit, qe merr me shume vlera pare dhe zgjatjen e tij disa ditore, jo sa gara e F1.