E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halili: Nuk do ketë largime nga Tirana

Pasi Asambleja zgjodhi si President të Tiranës, Refik Halilin, duket se te Kampionët e Shqipërisë situata po përmirësohet. Halili ka deklaruar se tashmë kontratat e lojtarëve janë thjesht një formalitet dhe se nga bardheblutë nuk do të ketë largime, por vetëm afrime. Trajneri kroat Ilija Lonçarevic ka kërkuar një sulmues dhe një mbrojtës dhe për sulmin dy janë alternativat, Sebino Plaku dhe serbi, Mlladen Bërkiç. Tirana do të vazhdojë stërvitjen dhe ka planifikuar disa ndeshje miqësore përpara ndeshjes së parë zyrtare që do ta zhvillojë më 16 gusht kundër Flamurtarit për Superkupën e Shqipërisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›