Shtubina dëshiron të luajë në një ekip europian
Ndriçim Shtubina padyshim që ka qënë një nga lojtarët më të mirë të sezonit të kaluar në Kategorinë Superiore. Talenti shkodran 22-vjeçar ka shkëlqyer edhe në Uefa Europa Ligë ku ka shënuar golin e Vlaznisë ndaj Sligo Rovers një gol me të vërtete i mrekullueshëm. Për 22 vjeçarin është folur për një interesim të disa skuadrave turke, por deri tani nuk ka asgjë konkrete.Vete Shtubina do të dëshironte që sezonin e ardhshëm të luante në një ekip europian.