Afganistan/ Atentat në Herat, 12 viktima
Shpërthimi i një bombe shkaktoi sot të paktën 12 të vdekur dhe 26 të tjerë të plagosur në provincën perëndimore afgane të Heratit, deklaroi një zyrtar i sigurisë. Një grua dhe një fëmijë ishin në mesin e atyre që humbën jetën nga ky shpërthim dhe kreu i policisë lokale ka mbetur i plagosur rëndë, deklaroi komandanti i operacioneve të sigurisë për Heratin, Esmatullah Alizai. Militantët talebanë, të cilët kanë kërcënuar se do të shkatërrojnë zgjedhjet presidenciale të këtij muaji në Afganistan, kanë marrë përgjegjësinë e sulmit. Sipas zëdhënësit të talebanëve, Qari Mohammad Yousuf, objektivi i këtij shpërthimi ishte kreu i policisë së këtij distrikti.
Aktet e dhunës në Afganistan janë shtuar gjatë muajve të fundit, kur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të NATO-s kanë shtuar praninë me trupa, për të garantuar sigurinë në zonat e trazuara të vendit përpara zgjedhjeve presidenciale të 20 gushtit.
Tre amerikanë ishin në mesin e pesë ushtarëve të huaj, që humbën jetën dje në Afganistan.