E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Qëndroj deri në ditën e fundit të kontratës"

Prej kohësh flitet se qendërmbrojtësi ballkanas do t’i bashkohej Realit dhe së fundi hyri në lojë edhe Milani (drejtuesit kuqezi propozuan një shkëmbim Vidiç-Huntelar). Por është vetë futbollisti që hedh poshtë një herë e mirë këto spekullime, duke premtuar se do të respektojë deri në fund marrëveshjen me klubin.

Në një intervistë për të përditshmen serbe “Vecernje Novosti” Vidiç hedh përfundimisht poshtë mundësinë e largimi nga “Old Traford”: “Kontrata ime me Mançesterin skadon në fund të vitit 2012 dhe dua të qëndroj këtu deri në ditën e fundit të marrëveshjes”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›