Halili ne Kroaci kthehet me Bulkun dhe Pezon

Si Bulku ashtu edhe Halili kane qene me pare pjese e klubit te Tiranes. Lojtaret ne fjale luajne per Hajdukun e Splitit
Dritarja e merkatos dimerore duket se eshte celesi qe po i hap dyert Tiranes drejt titullit te 25-te ne Shqiperi. Tashme kryeqytetasit pasi kane siguruar sherbimet e Gilman Likes jane shume prane firmes se dy lojtareve mjaft cilesore. Behet fjale per Ervin Bulkun dhe Toni Pezon. Per te siguruar sherbimet e ketyre dy futbollisteve drejt Kroacise ka udhetuar edhe vete presidenti Halili.
Bulku
Lojtari ka zhvilluar disa takime me presidentin e klubit Refik Halili ne Tirane por nderkohe nuk ka pasur asnje zhvillim konkret. Numri nje i klubit deklaroi per mediat se deri ne daten 12 janar do te sjelle te Tirana nje lojtar shume te dashur per te gjithe tifozet dhe ky lojtar eshte Bulku. Futbollisti aktualisht luan me ekipin e Hajdukut te Splitit. Ai ka nje kontrate dyvjecare me klubin kroat. Por udhetimi i Halilit ne Kroaci ka te beje pikerisht me marrjen e lojtarit dhe qe ai te vishet bardheblu. Halili ka zhvilluar nje takim me drejtuesit e klubit per sa i perket kushteve per te sjelle mesfushorin te Tirana. 24 here kampionet e vendit kane marredhenie shume te mira me drejtuesit e Hajdukut te Splitit.
Pezo
Per sa i perket Toni Pezos duhet thene se lojtari kroat asnjehere nuk eshte harruar nga ambienti bardheblu. Fale paraqitjeve te tij te mira ne qender te mesfushes skuadra e Tiranes dy vite me pare arriti qe te fitonte kampionatin keshtu Halili kerkon qe ta sjelle perseri 23-vjecarin e NK Zadarit e ka marre me formulen e huazimit nga Hajduku i Splitit ne kryeqytet. Kartoni i Pezos deri me tani sipas sajtit transfermarkt.co.uk vleresohet plot 176.000 euro.
Ceshtja Plaku
Plaku eshte kthyer ne nje ceshtje tashme jo vetem per bardheblute por edhe ne merkato dhe pritet vendimi i Komisionit te Disiplines per ti dhene zgjidhje nje here e mire te ardhmes se lojtarit nese do ta lere te Tirana apo do te largohet drejt Flamurtarit. Lojtari ne fjale priti te henen e kaluar vendimin e Disiplines qe nga ana e saj la gjithcka per sot. Ne njoftimin e zakonshem qe FSHF-ja shperndan pas cdo mbledhjeje te Komisionit te Disiplines u duk qarte se organi ne fjale qe pritet te vendose fatet e Plakut po merr kohe. Per kerkesen ankimore te paraqitur nga lojtari Sebino Plaku Komisioni do te shprehet mbledhjen e ardhshme date 13.1.2011 pasi te kryeje verifikimin e akteve dhe pretendimeve te paraqitura nga palet ne seancen degjimore - njoftoi zyra e shtypit prane Federates Shqiptare te Futbollit. Keshtu ky vendim i marre nga Komisioni i Disiplines ka lene ne udhekryq si Sebino Plakun ashtu edhe klubin e Tiranes. Keto dite lojtari po stervitet ne Tirane nderkohe qe nga ana tjeter edhe klubi i bardheblu eshte ne nje situate mjaft te veshtire duke qene se ende nuk ka marre vesh nese ne pjesen e dyte te sezonit do te mbeshtetet tek nje sulmues si Plaku apo jo. Kjo situate jo shume e kendshme nuk eshte aspak e mire per te dyja palet. Ne rast se Plaku largohet Tirana eshte e detyruar qe te hidhet ne merkato per ti gjetur nje tjeter partner ne sulm Pejicit. Ne qofte se ndodh e kunderta drejtuesit bardheblu nuk do te mendojne per perforcime ne repartin e sulmit.