E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupa e Azise cmenduria e Korese se Veriut po humbe te pret kantieri ose gijotina

Doha ne hotel Sheraton pushon skuadra e Iranit Irakut Korese se Veriut dhe ajo e Emirateve te Bashkuara Arabe

Ne Doha te Katarit ekziston nje vend ku ish-presidentet e SHBA-ve Bush i ati dhe i biri nuk mund te shkelin pasi do tu binte ndonje infarkt. Behet fjale per hotelin Sheraton. Ne ate ambient luksoz qe eshte ndertuar nga emiri i Katarit po qendron perfaqesuesja e Iranit Irakut dhe ajo e Korese se Veriut. Pervec tyre ndodhet edhe skuadra e Emirateve te Bashkuara Arabe qe ne ate hotel mund te thuhet se eshte vetem nje pulebardhe. Themi keshtu pasi Irani Iraku dhe Koreja e Veriut jane etiketuar nga familja Bush si fuqite e te keqes.

Protokolli

Fakti qe te gjitha perfaqesueset e lartpermendura jane akomoduar te gjitha ne nje hotel mund te duket edhe si nje provokim. Por zyrtaret e Kupes se Azise qe po mbahet keto dite ne Katar sigurojne se eshte thjesht ceshtje protokolli. Keshtu sipas rregullores te gjitha perfaqesueset e nje grupi duhet qe te pushojne ne te njejtin hotel.

Zakeroni dhe antiamerikani

Nje tjeter kuriozitet i ketij edicioni te Kupes se Azise ka te beje edhe me hotelin ku qendron Japonia e Zakeronit Siria Arabia Saudite dhe Jordania. Rezidenca ku pushojne keto kater perfaqesuese hotel Imperiumi menaxhohet nga nje italian nga Piacenca tifoz i zjarrte i Interit Xhorxho Lanfranki. Kati i pare i ketij hoteli ditet e fundit ka qene mjaft i zhurmshem duke qene se shume tifoze te Japonise kane shkuar per te dale ne fotografi me teknikun italian. Gjithashtu nje tjeter xhevahir i kesaj strukture eshte edhe komisari teknik i Jordanise. Behet fjale per irakianin Adnan Hamed tekniku qe humbi finalen e vogel per vendin e trete dhe te katert ndaj Italise ne Lojerat Olimpike qe u zhvilluan ne Athine me 2004 qe njihet si nje antiamerikan i hekurt.

Leksione paqeje

Per sa i perket hotelit te forcave te keqija duhet thene se ai vend i mund te gjithe te tjeret jo vetem prej sharmit apo struktures piramidale qe sheh nga deti. Tri dite me pare irakianet dhe iranianet ne takimin e vlefshem per grupin D i dhane nje leksion paqeje te gjithe botes qe priste krejt tjeter ndeshje. Ne Qatar Sports Club Stadium Irani mundi 2-1 Irakun. Ne kete takim gjithcka shkoi ashtu sic duhet te shkonte asnje incident nuk u regjistrua ne fushe. Madje ne fund te ndeshjes lojtaret nderruan edhe fanellat me njeri-tjetrin.

Misteri i Korese se Veriut

Per sa i perket Korese se Veriut duhet thene se kjo skuader perfaqeson shtetin me misterioz dhe me te pakuptueshem te planetit. Atje ku nese shkon ne boteror dhe ben paraqitje te dobet rrezikon qe te perfundosh ne nje kamp punetoresh. Ose ne qofte se paraqitesh mire mund te te lidhin ne nje gijotine pa te prere koken ne qender te Penjanit dhe te bejne nje proces riedukimi politiko-sportiv. Nje fund te tille kane pesuar pikerisht futbollistet e ketij vendi pasi u kthyen nga boterori qe u zhvillua vjet ne Afrike te Jugut nderkohe qe komisari teknik kaloi te tjera peripeci. Pas tri humbjeve qe pesuan ne kontinentin e zi dhe pas shtate golave qe moren ne takimin ndaj Portugalise trajnerit te Korese se Veriut i humben gjurmet. Ne nje moment te pare u mendua se Kim Jong-hum kishte perfunduar ne nje kamp perqendrimi. Me pas mediat vendase dhane lajmin se komisarit teknik i Korese se Veriut i ishte gjetur nje vend pune si murator ne nje kamp punetoresh. Atje Kim Jong-hum meditoi midis tullave dhe llacit per turpin qe i shkaktoi shtetit te tij me humbjet qe pesoi ne boteror. Mandej Kim Jong-hum u rikthye edhe nje here ne pankinen qe e lancoi drejt kombetares. Ai u ul perseri dyti ne pankinen e skuadres se 25 Prillit te Nanpoo-s qytet bregdetar. Ky klub ka fituar plot dhjete tituj ne Kore te Veriut dhe ka marre kete emer vetem se ne 25 prill te vitit lsquo40 u formua armata kombetare koreanoveriore.

Tekniku i ri shmang turpin

Per sa i perket komisarit te ri teknik te Korese se Veriut Tong-Sop Jo dihet vetem qe ka qene ish-asistenti i Kim Jong-humit. Tekniku i ri per te mos perfunduar si mjeshtri i tij u paraqit ne vigjilje te takimit me Emiratet e Bashkuara Arabe duke goditur mediat perendimore Tregohen shume gjera te paverteta per Korene e Veriut. Ju duhet te vini nje here ne shtetin tone dhe pastaj duhet te flisni. Me kete fjale i riu tregoi se kishte frike per ate cka mund te ndodhte ne fushe dhe duke folur keshtu arriti qe ti shtonte disa pike vetes para diktatorit koreanoverior. Tong-Sop Jo anashkaloi faktin se ne Korene e Veriut askush nuk eshte i lire ta vizitoje pa pasur ndonje arsye te forte. Gjithsesi per momentin teknikut ato fjale qe tha para takimit nuk do ti hyjne me ne pune duke qene se tashme mund te thuhet se nuk ka turperuar vendin. Nga ndeshja me Emiratet skuadra nga gadishulli i Korese arriti qe te merrte nje pike 0-0 edhe pse mund te fitonte Hong Yong-Jo sulmuesi i Rostovit ne Rusi humbi nje penallti. Komisari teknik sido qe te shkojne punet mund te kthehet i qete ne shtepi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›