Halimi: Dixhitalizimi dhe reformat, thelbi i punës tonë
Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi
Shqipëria sot është e para në botë sa i takon transparencës në tenderime, deklaroi Ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi, gjatë Konventës së Partisë Demokratike. Sipas Ministrit të Drejtësisë, Dixhitalizimi dhe reformat janë thelbi i punës sonë në këto tetë vite. “Dixhitalizimi i çdo shërbimi ofron transparencë për qytetarët, reformat ofrojnë zhvillim dhe afrim me bashkëqytetarët tanë europian. “Ne, tha Halimi, jemi në vendin e parë në botë sa i takon transparencës së tenderave të cilat kapin shifrën mbi 3 000 euro.” “Dixhitalizimi jo vetëm që na mundëson të jemi transparent, por na ofron mundësinë për të qenë më pranë qytetarit, i cili mund të bashkëveprojë me ne. Sot qytetarëve i ofrohen mundësi aplikimi online për regjistrimin nëpër universitete, aplikim online për lejet e qarkullimit dhe shumë të tjera si këto,” tha ai. “Ne kemi hequr mbi 230 procedura për të marrë liçença. Ne kemi ulur në mënyrë drastike burokracinë, kemi ndryshuar në mënyrë drastike transparencën mbi destinacionin e taksave të shqiptarëve”, theksoi Ministri i Drejtësisë. “Ne e dimë shumë mirë, tha Halimi, se çdo shqiptar është më i mbrojtur se kurrë prej transparencës, ne nuk kemi frikë prej saj, ne kemi bërë shumë për të përmirësuar jetën e çdo shqiptari dhe kemi ende shumë për të bërë”, siguroi ai.
...