E Diel, 1 Nëntor 2026

Kur njeriu delirant tjetërsohet në njeri-uc

27-05-2013 / Nga Mexhit Prençi

Tjetërsimi i njeriut në njeri-uc është sëmundje e keqe që ka zënë ca politikanë dhe analistë, po dhe të tjerë në rrafshe të tjera. Virusi i saj përhapet me anë të ajrit, frymës, fjalës, nga çdo tribunë, forum, nga ekranet televizive dhe media e shkruar. Rrezatimi kalon në tru, zemër dhe shpirt. Si epidemi përhapet në njerëzit pa imunitet. Natyrshëm lind pyetja: Ç’është kjo sëmundje që njeriun e shndërroka në njeri-uc?
Psikologët dhe psikiatrit pas debatesh i vunë diagnozën: “Deliri i madhështisë së marrëzisë”. Dhe kumtuan: “Nëse kjo sëmundje zbulohet shpejt shërohet edhe shpejt. Nëse zhvillohet sa bartësi arrin në psikopati, çmend jo vetëm atë, por edhe shoqërinë. Shkaqet e sëmundjes janë të shumta por dy janë më thebësorë: Etja e babëzitur pë për t’u bërë multimiliarder dhe etja e llahtarshme për pushtet me rrugë të pista. Shenjat e sëmundjes: Di unë, s’di ti. Njësh unë, zero ti. Gjeni unë, mediokër  ti. Jam unë, s’je ti. Të kem unë, të mos kesh ti. Kur flas unë, hesht ti, e të tjera e të tjera.
Ky model politikani haluçinant, sheh ëndrra të liga për t’u bërë i pari i vendit. Dhe ëndrrën e beson qindpërqind, ashtu siç beson surrealen si reale. Ky nuk është vetëm fataliteti i tij, por edhe i atyre që i shkojnë pas dhe mjeranëve që e besojnë. Filozofi gjerman Vilhelm Rajhu e ka studiuar me themel këtë dukuri dhe bartësin e ka quajtur “njeri-uc”. Madje e ka stigmatizuar me humor të hidhur: “Njeri-uc, qelbesh era pordhë e ti pandeh se të vjen era violet”.
Nëse një njeri-uc i tillë rrëmben fronin më të lartë, shoqëria pushtohet nga padrejtësitë, dhuna, veset, krimet, korrupsioni, amoraliteti e të tjera, e të tjera. Ca prej delirantëve janë kafshë politike siç thoshte Aristoteli; ca të tjerë kafshë ekonomike, juridike e kulturore Turren si të  tërbuar të realizojnë pasionet e tyre karrieriste dhe pasurore me çdo çmim, për t’u ngjitur atje ku ata shohin “lavdinë”, lopën që milet dhe “lumturinë”. I ndrittë shpirti Niçes kur  thoshte se “Shpesh balta rri mbi fron e shpesh froni mbi baltë”. Baltë e zezë është kushdo që mbi interesat e shoqërisë, kombit, lirisë dhe demokracisë vë partinë dhe liderin e çmendur për pushtet absolut.
Në vështrimin tim gjithçka ndodh nga mendja e sëmurë, shpirti i zi dhe deformimi i karakterit. Konica e shihte karakterin e deformuar  të shqiptarit njeri-uc, me rrënjë historike: “Që kur erdhën osmanët, thoshte, karakteri shumë na është dobëtuar”. Duke e sjellë në gjysmën e dytë të shekullit që lamë pas këtë sentencë do të thosha, se gjatë periudhës së diktaturës komuniste, karakteri jo vetëm u “dobëtua” por u degjenerua. Enveri me shokë duke burgosur, internuar dhe eleminuar burrat më të lartë idealistë, atdhetarë, luftëtarë, fisnikë dhe me moral të shëndoshë (disa syresh edhe pasurinë e shkrinin për lirinë dhe pavarësinë); duke shkatërruar fiset më të mira dhe shtëpitë e nderuara që ishin krenaria dhe lavdia e kombit, dhunuan gjithçka, virtytet e pastra dhe karakterin e fortë të shqiptarit dhe i zëvendësuan me moralin e ultë të shtresave pamoral dhe me imoralitetin pafund të delirantit më të madh që ka njohur historia - Enver Hoxha, i cili për pushtet hante kundërshtarët, shokë e miq madje edhe njerëzit e vet. Deliri i tij arriti gjer në marrëzi të madhërishme sa ta shihte Veten njeriun më të ditur të Globit. Kjo e bëri të grumbulloi rreth vetes grupe marksiste-leniniste (pa identitet, mbeturina të partive të bllokut komunist)) nga gjithë bota, duke e konsideruar veten udhëheqës botëror që do të zhvillonte (dreqoste) marksizëm-leninizëm-stalinizmin. U prish me gjithë botën. Vendin e bunkerizoi, izoloi dhe varfëroi gjer në mjerin; e shkatërroi nga çdo pikëpamje. Por Historia e ndëshkoi tmerrësisht edhe pas vdekjes, Populli e tërhoqi zvarrë monumentin e tij nëpër rrugët e Tiranës. Mesazhi është i fuqishëm dhe universal: Kështu përfundojnë të sëmurët për pushtet, delirantët e mëdhenj.
Pas më shumë se dy dekadash, një pjesë thotë se ai ka vdekur dhe nuk ringjallet më. Ca të tjerë e shohin të gjallë midis nesh tek Pasardhësit që ndjekin mendësitë e tij, praktikat mafioze, deliromaninë dhe të frymëzuar prej tyre zhvillojnë një luftë të re klase  brenda dhe jashtë partisë, për ta rrëmbyer fronin me çdo mjet,!... Njeri prej këtyre delirantëve, në revolucionin e kuq të 21 janarit, nga tribuna e para kryeministrisë thërriste: të vriten jo katër po edhe katërqindedyzetekatër për kauzën tonë, e cila përkthehet kauza e marrjes së kryeministrisë me dhunë. Kurrë çmenduria e delirantëve nuk do të arrijë të fus shqiptarët në vëlla-vrasje. Liria dhe demokracia nuk mund të sfidohen  nga aventurierët dhe gangstrët politikë.
Dy kryedelirantët më të sëmurë për t’u vetëbërë kryeministër, Pasardhësit e Qoftëlargut Meta dhe Rama, janë modelet më destruktive në qasjen e marrjes së pushtetit me çdo mjet. Bëjnë edhe atë që nuk bëhët, veshin edhe lëkurën e dhelprës, kërkëllojnë dhëmbët e çakallit; bëhen edhe djaj, mund të hedhin gurin e të fshehin dorën, janë gati të imitojnë ’97, të aplikojmë 21 janarin. Gjithçka kundra Sali Berishës. Janë egërsuar  pse nuk ua fal karrigen, pse nuk u thotë zotërinj, urdhëroni e merreni  që të mos u pëlcas zemra si gështenjat në prush...Kryeministri karizmatik, ai që bashkë me dhjetoristët dhe popullin përmbysën regjimin gjakatar të baballarëve të tyre, me gjuhën e demokratit u thotë urdhëroni konkurroni. Po me kë e ke, thotë shkodrani. Deliri i madhështisë së marrëzisë i ka verbuar. Ne do të fitojmë, krrakërrojnë herë solo herë në kor: “Fajet i ka Saliu”. Dështojnë si opozitë, fajet i ka Saliu. Humbin zgjedhjet, fajet i ka Saliu. S’e marrin dot karrigen e tij me llafe, fajet i ka armiku Sali. Ka dy dekada që dështojnë socialistët me këtë filozofi dhe nuk heqin dorë. Askush nuk mund ta vërtetojë se nuk janë të sëmurë. Askush nuk mund të thotë se mund të fitojnë kësisoj. Këtë e thonë vetëm delirantët e madhështisë së marrëzisë. Madje pa votuar akoma ulërasin jemi fitues. Ka një vit që krrakërrasin. Edhe hapjen e fushatave me këtë delir e nisën. Nuk mund t’u mbushin mendjen votuesve me programe realiste  dhe pikërisht për këtë kanë zgjedhur qasjen më komike, estradeske, folklorike duke fomësuar spektakle me regjisurë amatoreske dhe anakronike, gërshetuar me plagjiaturë hollivudiane, ku deputetët prezantojnë njeri- tjetrin dhe programet recitohen me teatralitet, kantilenë duke zgjatur zanoret dhe ngritur e ulur zërat e çjerrë me stonatura ku diletantizmi i regjisorit, padashje, i paraqet ata dhe ato, ashtu  siç janë pa individualitet si personazhe hije, duke luajtur në skuadër nën komandën e tij: Një dy, një dy! Para marrsh! Prapa ktheu!...Dhe duke kënduar e hedhur valle për fitoren  imagjinare, duke  bërë hesapet pa hanxhinë.
Urtaku do të këshillonte: Mos u gëzoni para kohe, o të “gëzuar” se hidhërimi do të jetë më i madh kur të humbisni. Këshilla e dytë: respektoni votën e popullit nëse humbisni... Pranoni humbjen. Këshilla e tretë: Jepni dorëheqje që të fillojë rrotacioni brenda partisë, që të dëshmoni se e keni patur seriozisht këtë filozofi. Të rinjtë socialistë dhe lsi-stë, të divorcuarit me të shkuarën, do të shpëtojnë nga neodiktatura juaj dhe do të shikojnë përpara e bashkë mazhorancë-minorancë, do të japin kontributin e tyre për zhvillimin, progresin dhe integrimin e Shqipërisë në BE. Kjo do të jetë sfida ndaj neodiktaturës- rilindje

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›