Lulzim Basha, qytetari i parë shqiptar që merr çmimin e "qytetarit të lirë të qytetit të Londrës"
Basha: Vlerësim për kryeqytetin tonë, për Tiranën, por edhe për Shqipërinë e shqiptarët
Kryetari i Bashkisё së Tiranёs, z. Lulzim Basha nderohet nё Londёr me “Freedom of the City of London”
Në një ceremoni të vecante të zhvilluar në Mansion House, rezidenca zyrtare e Lord Mayor dhe vendi ku zhvillohen disa nga ceremonitë më prestigjioze shtetërore e mbretërore Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Z. Lulzim Basha, iu dha titulli i nderit Qytetar i Lirë i Londrës nga Lord Mayor, Alderman Roger Gifford i cili është Lordi i 685-të në detyrë. Siç u tha në ceremoninë e nderimit, është historikisht politikani më i ri që e merr këtë titull dhe shqiptari i parë që nderohet me këtë çmim në Londër. Z. Basha iu dorëzua pllaka e njojtur si “Liria e Londrës” ku janë gdhendur mjeshtërisht “Rregullat e qytetit” të cilat janë formuluar që në shekullin XVIII. Z. Basha është qytetari i parë shqiptar që merr këtë titull honorifik kaq të rëndësishëm, me të cilin janë nderuar figura të shquara të jetës politike, diplomacisë, shoqërisë, kulturës botërore.
Lida Rragami (British - Telekom): “Është krenari kombëtare, jo shqiptare por kombëtare e gjithë shqiptarëve në Ballkan. Duhet sot të kenë krenarë për këtë titull që kryebashkiaku i Tiranës ka marrë nga Lord Mayor “City Coorporation.
Victoria Lorne Peta - Konsulle e Nderit e Shqipërisë në Oksford: “Mendoj se kjo tregon rrugëtimin e gjatë që ka përshkuar Shqipëria gjatë këtyre viteve. Unë e kam vizituar Shqipërinë në 1991. Transformimi është i jashtëzakonshëm dhe mendoj se kjo është një tjetër pikë kyçe në marrëdhëniet britaniko-shqiptare. Me rëndësi ishte edhe takimi e suksesshëm që pati Kryeministri Berisha me Kryeministrin Kameron, në fundin e vitit e shkuar. Unë mendoj gjithashtu se miqve të kahershëm të Shqipërisë as që u shkonte ndër mend se të tilla gjëra mund të ndodhnin përpara 20 vjetësh. Eshtë vërtetë një ditë e mrekullueshme. Janë për t’u vlerësuar arritjet personale të zotit Basha si Ministër i Jashtëm dhe Kryetar i Bashkisë, po ashtu edhe për punën e rëndësishme që ka bërë në Kosovë. Pra, unë mendoj se kjo duhet të jetë një ditë e veçantë edhe për të”.
Përparim Rama – arkitekt: “Normal që ndihem shumë shumë krenar, të gjithë të pranishmit mburren me zotin Basha!”
Lord Bates: “Kjo është një ceremoni historike. Ajo zhvillohet prej 500 apo 600 vjetësh. Është gjithashtu nder i madh për një kryetar bashkie të një vendi të huaj që i jepet ky çmim. Unë mendoj se është i merituar nga Kryetari Basha”
JONATHAN BAILEY OBE (urdhëri i Perandorisë dhënë nga mbretëresha): “Është një fakt shumë i rëndësishëm por më shumë është fakti se kryetari i Bashkisë Basha është shqiptari i parë që e merr çmimin e qytetarit të lirë të qytetit të Londrës. Unë mendoj se është nder si për kryetarin personalisht, ashtu edhe për qytetin e Tiranës por edhe për Shqipërinë”
Baroness Borëick - Nënkryetarja e Bashkisë së Londrës: “Mendoj se ceremonia ishte vërtet e shkëlqyer dhe tregon rëndësinë që ka për të dy vendet interesat që të dy vendet ndajnë sa i përket biznesit, kulturës apo fushave e mundësive të tjera, ndaj mendoj se jemi shumë krenarë të mirëpresim kryebashkiakun e Tiranës, pjesëtarin më të ri “Qytetarit të Lirë të Londrës” dhe duke shpresuar që ai të shijojë qëndrimin në Londër pasi mendoj se ka punë të tjera dhe evente të tjera sociale që e presin, në emër të Kryetarit të Bashkisë së Londrës ne jemi shumë të kënaqur ta mirëpresim atë në “Qytetar i Lirë të Londrës”. Ceremonia u ndoq nga një drekë zyrtare ku morën pjesë përfaqësues të trupave diplomatik të vendeve të Evropës dhe më gjerë, të akredituar në Britaninë e Madhe, anëtarë të Dhomës së Lordëve, i Deleguari për Britaninë i Urdhrit të Kostandinit, z. Anthony Bailey, OBE dhe bashkëshortja e tij Sh. Princesha Marie-Therese von Hohenberg e Austrisë, zv/Kryetarja e Bashkisë së Londrës, Lady Borwick, anëtarë të Këshillit bashkiak, si dhe figura të njohura të komunitetit shqiptar në Britani e miq britanikë të Shqipërisë nga bota e biznesit, financës, kulturës, fesë, politikës.
Kryerbashkiaku Basha e ka konsideruar marrjen e këtij titulli si një privilegj për të por edhe për kryeqytetin shqiptar: “Së pari është një nder i madh, jo për mua si kryetar i Bashkisë, por për qytetin dhe Bashkinë e Tiranës dhe e konsideroj si një përgjegjësi të madhe pasi vetë marrja e këtij titulli dëshmon për një shkallë të re të njohjes dhe vlerësimit për kryeqytetin tonë, për Tiranën por edhe për Shqipërinë e shqiptarët”- u shpreh z. Basha.
...