E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Dixhitalizimi i sistemit të drejtësisë, në krye të prioriteteve

12-01-2013 / Gazeta 55

Ministri i Drejtësisë në analizën vjetore të dikasterit që drejton

Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi gjatë analizës vjetore të vitit 2012 e ka vënë theksin tek realizimi reformave gjatë këtij viti dhe ka parashtruar prioritete për vitin 2013.  Sipas Halimit më së pakti një reformë në muaj ka shkuar si investim në sistemin e drejtësisë, e vënë jo rrallë herë përballë sulmeve dhe kritikave qofshin këto vendore apo dhe nga vetë ndërkombëtarët. 

Ministri i Drejtësisë ka vlerësuar se pas një viti ky institucion mbajti premtimet e tij, ku falë edhe mbështetjes ndërkombëtare realizoi me sukses dhe të katër reformat, pjesë e 12 kushteve të BE. Duke mbetur këtu ai akuzoi dhe njëherë opozitën për mosvotimin e projektligjit për gjykatën e lartë, që sipas tij po mban peng në këtë mënyrë edhe gjykatën administrative.

Gjithashtu Halimi bëri një përmbledhje të të gjitha reformave të ndërmarra, ku ka veçuar më së shumti ligjin për pasurinë e paluajtshme, si një nga reformat më të qenësishme të sistemit të drejtësisë, shkëputi kontaktin e qytetarit me zyrtarin, duke këputur fillin e korrupsionit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›