E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Do i kontrollojmë të dënuarit me arrest shtëpie me satelit

Ministri i ri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka premtuar se të burgosurit që kalojnë në arrest shtëpie nuk do mund të largohen pasi do kontrollohen me satelit.

Pak ditë pasi një nga të arrestuarit për skandalin e bujshëm të naftës vergine, Hajri Elezi, u arratis nga arresti i shtëpisë, Halimi bën premtimin se ata nuk do ruhen me policë, por me një pajisje që do u vihet atyre. “Njerëzit që janë me arrest shtëpie nuk do të ruhen me policë, por me sistem dixhital, një pajisje, që do të vendoset në trupin e personit dhe do të identifikohet me GPS në pak milimetra distancë nga vendndodhja e tyre, duke garantuar nga njëra anë ekzekutimin e vendimeve gjyqësore dhe nga ana tjetër sigurinë publike”, tha Halimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›