E Diel, 1 Nëntor 2026

Italia u jepte ryshfet talebanëve: Mos sulmoni ushtarët tanë

Akuzat janë të rënda. Italia u ka dhënë ryshfet talebanëve në Afganistan që ata të mos sulmonin ushtarët italianë.

Lajmin e bën të ditur revista italiane LEspresso dhe gazeta britanike The Times, duke iu referuar kabllove diplomatike amerikane.

Ish- presidenti amerikan, Xhorxh Bush, i kishte kërkuar personalisht shefit të qeverisë, Silvio Berluskoni, që të ndalonte këto pagesa.

Shërbimi sekret italian ua dërgonte pagesat vetë në Afganistan talebanëve. Të paktën katër kabllo flasin për pagesa deri në 23 milion euro.

Sipas The Times, italianët paguan talebanët në rajonin Sarobi. Gjatë gjashtë muajve qëndrim aty, pati vetëm një ushtar të vrarë. Në korrik morën francezët komandën. Pak javë më vonë, rebelët kishin vrarë 10 ushtarë e plagosur 21.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›