E Diel, 1 Nëntor 2026

Halimi: Komisioni nuk është tryezë marrëveshjesh politike, por merret me cilësinë e ligjeve Anëtari i Komisionit të Ligjeve, Eduart Halimi

Pas braktisjes së socialistëve nga Komisioni i Ligjeve, deputeti i Partisë Demokratike, Eduart Halimi, reagoi ndaj deklaratës së bërë në mbledhje nga socialisti Fatmir Xhafaj, duke theksuar se tryeza e komisionit nuk është tryeze ku mund të bëhen marrëveshje politike, por një komision që merret me cilësinë e ligjeve. “PS kërkoi që të kalohej në nenin 4 kur neni ende ne diskutim ishte neni 1. Ne i thamë PS të merrte kohen e duhur për të diskutuar me liderët e saj dhe pastaj të dilte me një qëndrim”, u shpreh gjatë mbledhjes, Eduart Halimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›