E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Grupi Parlamentar do të vendosë për pjesëmarrjen në seancën e 18 marsit Grupi Parlamentar i PS gjatë një mbledhje

Grupit Parlamentar Socialist do të marrë vendim për seancën e së enjtes kur do të miratohen propozimet e socialistëve për hetimin e zgjedhjeve. Përmes një deklarate për shtyp, pas mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Socialiste, Fatmir Xhafaj, tha se është e vështirë tashmë të konfirmohet pjesëmarrja e PS në punimet e Parlamentit. “Zgjidhja vjen vetëm nëse ka vullnet lidershipi politik i partisë PD. Nuk e di se çdo të bëhet në datën 18 Mars, nuk na përket ne as kolegëve, as përfaqësuesve të PS në Komisioni e Ligjeve, por grupit parlamentar të PS, që do të marrë vendimin e përshtatshëm në kohën e përshtatshme”, bëri të ditur zyrtari lart socialist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›