E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli në Gjermani, kërkon mbështetjen për heqjen e vizave Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli

Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, në aksionin e saj të radhës, përmes diplomacisë parlamentare, kërkon mbështetjen e Gjermanisë për heqjen e vizave për shqiptarët. Në udhëtimin e saj për vizitë zyrtare në Suedi, gjatë ndalesës në Berlin, kryeparlamentarja u prit sot në Busdestag nga homologu i saj Norbert Lammert, i cili i shprehu kënaqësi dhe interes të veçantë për takimin. Gjatë takimit, Topalli bëri një ekspoze të zhvillimeve më të fundit në Shqipëri. Ajo i bëri të njohur reformat që ka ndërmarrë qeveria në drejtim të plotësimit të detyrimeve në proceset integruese. Në mënyrë të veçantë, kryetarja e Kuvendit, e njohu kolegun e saj gjerman me përmbylljen e të gjitha kërkesave lidhur me menaxhimin e kontrolluar të kufijve, me vënien në funksion të teknologjive të reja më të avancuara në këtë drejtim, të gjitha këto të lidhura me procesin e heqjes së vizave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›