E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Ndryshime ne Kushtetute s'behen pa u provuar efektet

INTERVISTA/ Kushtetuta e ndryshuar ne vitin 2008 nuk ka prodhuar akoma efektet e saj. Keshtu u shpreh dje ministri i Drejtesise Eduart Halimi, njeheresh deputet i Partise Demokratike, mbi propozimet e bera nga Partia Socialiste per ndryshime ne Kushtetute, disa muaj perpara zgjedhjes se Presidentit te Republikes. Ministri Halimi vlereson se duhet te prodhohen efektet e saj, te aplikohet dhe mbasi te aplikohet nese do te sillte probleme do te rishikohej, por ajo nuk eshte aplikuar akoma. Ne nje interviste dje per ATSH-ne, ministri Halimi, flet dhe per prioritetet e dikasterit qe drejton. Ai thote se permiresimi i sherbimeve ndaj qytetareve, do te jete prioriteti kryesor i veprimtarise se Ministrise se Drejtesise.

Nga opozita eshte celur nje debat mbi ndryshime kushtetuese qe ajo mendon se duhen bere. Si e shihni kete kerkese?

Kushtetuta e ndryshuar ne vitin 2008 nuk ka prodhuar akoma efektet e saj. Cdo ligj, sigurisht qe mund te kete te gjithe hapesiren e duhur per t'u bere, per t'u ndryshuar. Por cdo ligj, perfshi dhe ligjin baze qe eshte Kushtetuta mund te ndryshohet, vetem ne rast se nje nen i saj, nje klauzole e saj, nje mekanizem kushtetues do te prodhoje te meta.

Nese ky mekanizem qe eshte parashikuar nga ligjvenesi, nga forcat politike ne momentin e hartimit dhe gjate implementimit ka prodhuar te meta sigurisht qe mund te kete nevoje per t'u ndryshuar. Por, Kushtetuta e ndryshuar ne vitin 2008 nuk ka prodhuar akoma efektet e saj. Duhet te prodhohen efektet e saj, te aplikohet dhe mbasi te aplikohet nese do te sillte probleme do te rishikohej, por ajo nuk eshte aplikuar akoma. Lidershipi i Partise Socialiste, te sqaroje opinionin publik per ndryshimet kushtetuese te vitit 2008. Une nuk e di se kush ka qene keshilltari i zotit Rama ne ate kohe dhe pse ai ka ndryshuar keshilltar sot. Rama, ose duhet te marre keshilltarin e pare ose duhet te beje publike per qytetaret se cili ishte qellimi qe ai beri ato propozime dje me ate keshilltar dhe sot ka ndryshuar keshilltar.

Ceshtje tjeter e debatuar ne media eshte dhe ajo per Kodin Zgjedhor. A duhet te ndryshoje?

Kodi Zgjedhor dhe ndryshimet ne te, jane nje ceshtje shume e ndjeshme per publikun dhe sidomos per Partine Demokratike. Ka nje oferte te hershme te kryeministrit dhe kreut te Partise Demokratike, te cilen ia ka bere opozites se, eshte gati te pranoje cdo amendament qe do te vije ne Parlament nga ana e opozites me kushtin e vetem qe ato te konsultohen me OSBE-ODIHR. Vullneti i Partise Demokratike per permiresimin e metejshem te Kodit Zgjedhor eshte i qarte. Kemi rekomandimet e OSBE, i marrim dhe keto perbejne paketen e reformave ne Kodin Zgjedhor. Sepse Partia Demokratike eshte absolutisht e hapur per t'i marre dhe impelmentuar sa me shpejt te gjitha rekomandimet qe vijne nga raporti i OSBE, i publikuar pak dite me pare.

Sistemi gjyqesor, vazhdon te perceptohet ne publik si nje sistem me probleme ne fushen e transparences, korrupsionit, performances se tij, zvarritjen e seancave gjyqesore, mosrespektimin e orareve te seancave etj. A ka Ministria e Drejtesise nje projekt te qarte per reformimin e sistemit?

Ministria e Drejtesise dhe qeveria ka miratuar pak jave me pare nje strategji per sistemin e drejtesise dhe te gjithe sektorin e saj, nje dokument i rendesishem ky, qe perfshin nje numer te madh reformash ne kete sistem. Hapat e metejshme per implementimin e strategjise, por edhe modulet e reja qe do te futen ne strategjine nder-sektoriale te drejtesise te miratuar nga qeveria do te jete prioriteti i kesaj ministrie. Perfundimi i procesit te dixhitalizimit te te gjithe sistemit gjyqesor, transparenca e plote qe nga hedhja e shortit ne gjykata, kontrolli i shortit on-line nga inspektorati i Ministrise se Drejtesise dhe inspektorati i Keshillit te Larte te Drejtesise, kontrolli on-line nga vete qytetaret per menyren sesi hidhet shorti dhe si ndahen ceshtjet gjyqesore apo cilat jane motivet per shtyrjen e seancave do te jene ceshtje prioritare. Nje proces qe do te jete i shpejte, efikas dhe transparent dhe qe do te ule ndjeshem korrupsionin dhe zbuse perceptimin negative qe publikut ka ndaj gjyqesorit. Promovimi dhe perkrahja e gjyqtareve profesioniste dhe te ndershem, do te jete nje tjeter ceshtje shume thelbesore e ministrise dhe e imja personale.

Cfare parashikon tjeter strategjia per reformen ne sistemin e drejtesise?

Sigurisht reforma ne sistemin e drejtesise nuk perfshin vetem sistemin gjyqesor, por edhe aktoret e tjere te sistemit duke filluar nga avokatet, prokuroret, gjyqtaret dhe sidomos me ekzekutimin e vendimeve gjyqesore si reformimin e sherbimin permbarimor per ta kaluar ate gjithnje e me teper drejt sherbimit privat, per te vazhduar me tej me ekzekutimin e vendimeve penale zbatimin e nje projekti te ri atij te mbikeqyrjes elektronike te te denuarve, qe do te ule koston financiare dhe barren e madhe qe ka buxheti dhe taksapaguesit per mbajtjen e te burgosurve. Reforme tjeter do te jete ajo ne sistemin e noterise, ne kuader te nismes per mireqeverisjen e publikut. Sot, per realizimin e nje transaksioni ne zyren e pasurive dhe zyren noteriale duhet te ndermerren disa hapa. Keshtu qytetari qe do te realizoje shitjen e nje prone duhet se pari te beje aplikimin ne hipoteke, te marre vertetimin e pronesise e per te vazhduar me noterin per kontraten etj, nje kohe prej 30 ditesh, nje shpenzim kohe i jashtezakonshem, lodhje, perfshi deshiren e tij per te perfituar nje sherbim me te shpejte kundrejt korrupsionit. Aktualisht, ministria ka ngritur nje grup pune me ekspertet me te mire, perfshi ketu notere per pergatitjen e draftit perkates, per te mundesuar reduktimin e kohes per realizimin e transaksioneve nga qytetaret. Me kete nisme parashikojme qe shitesi dhe bleresi duhet te shkojne te zyra noteriale, ku noteri nga ana e tij do te beje aplikimin on-line ne hipoteke dhe brenda pak minutash do te marre on-line vertetimin e pronesise per te realizuar me pas kontraten. Kjo do te beje qe bleresi do te largohet nga zyra noteriale bashke me kontraten dhe tapine e shtepise. Ky proces qe do te perfundoje ne zyren e noterit brenda pak minutash do te shenoje edhe nje largim total te kontaktit te qytetarit me hipoteken. Qytetaret, nuk do te kene me pune me hipoteken per transaksione te kesaj natyre. Kjo eshte nje pune e dobishme per qytetaret. Te gjitha reformat qe do te ndermerren si ajo per rritjen e transparences ne gjyqesor, reformen ne sherbimin noterial si dhe mbikeqyrjen elektronike te te denuarve, jane reforma qe permiresojne dhenien e sherbimit te drejtesise ndaj qytetareve dhe kane ne qender qytetarin.

Mendoni se opozita do e jape konsensusin ne Parlament per miratimin e projektligjeve per sistemin e drejtesise?

Reforma ne sistemin e drejtesise do te kete dy komponente. Komponenti i pare do te perbehet nga te gjitha ligjet qe kerkojne nje shumice te cilesuar per tu miratuar ne Parlament dhe komponenti i dyte nga ligje qe miratohen me shumice te thjeshte. Te tre nismat e mesiperme nuk jane ne shporten e ligjeve qe miratohen me shumice te cilesuar. Ne jemi te hapur per te bashkepunuar me opoziten ne Parlament per te bere ligje te mira per te permiresuar jeten e qytetarit. Deputetet e opozites duhet te vijne ne parlament dhe te votojne per ligjet pro ose kunder dhe te bejne me te miren per qytetaret. Deputeti paguhet qe te miratoje ligje ne te mire te jetes se qytetareve.

A do te ndermarre ministria e Drejtesise ndonje nisme per kufizimin e imunitetit te gjyqtareve, ne kuader te luftes kunder korrupsionit?

Ne si deputete te mazhorances, kishim detyrimin para atyre qe na kane votuar, duke miratuar ligjin, dhe duke hequr dore nga imuniteti dhe duke i lene dore te lire prokurorise per te hetuar cdo deputet por edhe cdo zyrtar. Pjesa tjeter i perket grupeve te interesit. Kjo eshte ceshtja e konferences gjyqesore, e komunitetit te gjyqtareve, te cilet mund te ndjekin ose jo kete model. Pjesa tjeter eshte ceshtje e vullnetit te perbashket politik edhe i forces tjeter, pra i opozites, e cila me pare duhet te tregoje shembullin e vet, duke hequr imunitetin e saj. Per sa kohe opozita rri e veshur me koracen e imunitetit sigurisht qe nuk mund te jape leksione sesi duhet te luftohet korrupsioni.

Cili do te jete prioriteti juaj per sistemin penitenciar?

Sistemi penitenciar ka filluar prej kohesh nje reforme te thelle, e cila eshte nje nga arritjet kryesore te qeverise Berisha nga 2005 e ne vijim. Ka vite qe Shqiperia ka dale nga harta e shteteve, te cilat nuk trajtojne ne menyre njerezore te denuarit. Burgjet po shnderrohen ne modele si per sa i takon infrastruktures ashtu edhe per trajtimin e personave me liri te kufizuar. Strategjia e Ministrise se Drejtesise nuk do te fokusohet te ndertimi pa fund i burgjeve te reja pasi ka kosto te medha financiare. Prioritet i ministrise do te jete riintegrimi i personave me liri te kufizuar, sigurisht siguria publike duhet te permbledhe elementet kryesore, qe do te thote se, njerezit qe kane kryer ose dyshohen per vepra te renda penale duhet te rrine ne muret e trashe te burgjeve, te tjeret qe nuk kane kryer vepra te renda sigurisht nuk eshte e domosdoshme te qendrojne brenda tyre, duke u trajtuar me denime alternative.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›