E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasje në Lushnjë, qëllon me thikë 35 vjeçarin, arrestohet

Një person ka mbetur i vrarë, teksa është qëlluar me thikë në Lushnjë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Grabjan të Lushnjës, ku është qëlluar për vdekje me thikë shtetasi Servet Nella, 35 vjec.

Ndërkaq policia është vënë menjëherë në lëvizje pas aktit të rëndë dhe brenda një kohë shumë të shkurtër ka bërë të mundur edhe arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e Nellës,shtetasin Nezir Mehmeti 34 vjec.

Policia e Lushnjës bën të ditur gjithashtu se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›