Kinë, hapa për përqafimin e demokracisë

Wen Jiabao
Kryeministri i Kinës Uen Jiabao ka kërkuar reforma të mëdha dhe urgjente pasi siç është shprehur ai tragjedi si Revolucioni Kulturor mund të ndodhin përsëri.
Ai ka folur në një konferencë për shtyp pas Kongresit Kombëtar të Popullit. Ai u shpreh se Kina do të ulë parashikimin për rritjen ekonomike për këtë vit, duke e çuar atë në 7.5%.
Jiabao ka theksuar se Kina ka nevojë për reforma politike dhe ekonomike. Sipas tij reformat duhet të jenë graduale dhe të rregullta pasi do të jenë jetike për ekonominë e vendit. /F.S/