E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD zgjedh te henen kreun e grupit parlamentar

Partia Demokratike do të mbledhë paraditen e së hënës, në orën 11.00, grupin e ri parlamentar, të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Mësohet se deputetët e rinj janë njoftuar zyrtarisht për këtë mbledhje të parë të grupit, vetëm pak orë para nisjes së legjislaturës së re. Në mbledhjen, e cila do të zhvillohet në selinë e re të PD-së, do të zgjidhet kryetari i ri i grupit parlamentar. Sipas statustit të PD-së, kreu i grupit është njëherësh edhe nënkryetar i partisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›