E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama kurorezon martesen

Ne nje ceremoni madheshtore me rreth 800 te ftuar dhe me interesin maksimal te mediave dhe te opinionit publik Edi Rama kurorezoi dje me martese lidhjen e tij me Linda Bashen. Nje ngjarje e rendesishme per jeten e dy protagonisteve por jo me e vogel per interesin e opinionit. Ceremonia nisi pasditen e djeshme rreth ores 1600 dhe zgjati aferisht dy ore. Personalitete te politikes te botes se artit dhe te medieve si dhe familjare te ciftit Rama qene deshmitaret e nje prej ceremonive me te medha martesore ne vend. Edhe pse interesi i medieve dhe opinionit ka qene teper i larte per te transmetuar pamje te ceremonise se vecante dhe per te fiksuar ne aparate momentet me te vecanta te ciftit Rama stafi qe kujdesej per detajet e dasmes ka gjykuar qe ceremonia ruante intimitetin e nje dasme qe zhvillohet mes miqsh dhe te afermish. Pak pas ores 1700 ne ceremoni ka marre pjese dhe Presidenti i Republikes Bamir Topi i shoqeruar nga bashkeshortja e tij Teuta Topi pak pas hyrjes se ciftit ne ambientet e dasmes. Numri i madh i te ftuarve ka bere qe aksi rrugor ne periferi te Tiranes te rendohet jashte mase por ne nje rast te tille nuk ka munguar dhe mirekuptimi i qytetareve. Mese e perpikte ne ceremoni ka qene dhe hyrja e ciftit.
Edi Rama dhe Linda kane ardhur ne dasme te shoqeruar dhe nga dy femijet e tyre Gregori dhe Rea. Cifti ka kryer ritin tradicional te shkembimit te unazave ndersa me pas kane prere torten si dhe kane hapur shampanjen duke marre urimet dhe pershendetjet e te ftuarave VIP. Ceremonia e dasme eshte drejtuar nga nje prej miqve me te afer te Rames regjisorja shqiptaro-franceze Liri Begeja. Ka qene vellai i Rames Olsi ai qe ka mbajtur nje falim te shkurter per te pranishmit duke vleresuar pjesemarrjen e tyre ne gezimin familjar. Me pas Liri Begeja ne cilesine e deshmitares se ciftit eshte afruar drejt tyre me dy unazat qe simbolizoje dhe shenjterimin e lidhjes. Linda dhe Rama kane qene ne shoqeruar nga femijet e tyre. Urimet e djalit te Rames Gregorit dhe vajzes se Lindes Reas kane qene dhe te parat qe i jane bere ciftit. Ceremonia e ideuar sipas modelit te dasmave moderne dhe gershetimit te elementeve tradicional nuk ka ndjekur rregullin vetem ne nje pike. Kreu i PS-se sic duket per te ruajtur autoritetin e nje politikani serioz e ka thyer rregullin e puthjes se nuses. Ceremonia e sotme e dasmes se ciftit Rama ishte konceptuar si nje feste e zgjeruar mes miqsh dhe bashkepunetoresh dhe njerez te afer te ciftit. Ndersa dy dite me pare rrethi i ngushte i familjareve dhe i ciftit zhvilloi ceremonine e marteses ne Peze ne shtepine e deputetit Dashamir Peza ku Rama ka jetuar per disa vite. Dasma e kryetarit te PS-se Edi Rama u shpall rreth nje jave me pare nga vet kryetari i Partise Socialiste i cili pas botimit te lajmit ne disa media. Ne nje deklarate mediatike Rama konfirmoi lidhjen disa vjecare me Linda Bashen dhe shpalljen e marteses me te. Per kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama kjo eshte martesa e trete e tij.

Kryeministri dhe bashkeshortja e tij urojne kreun e PS

Berisha i dergon lule Rames Jete te lumtur ciftit

Mes urimeve te shumta per kryetarin e Partise Socialiste dhe kryebashkiakut Edi Rama dje nuk ka munguar dhe nje urim i vecante nga kryeministri Sali Berisha. Kreu i qeverise Sali Berisha se bashku me bashkeshorten e tij Liri Berisha kane uruar dje kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama me rastin e marteses me Linda Bashen. Bashke me urimin cifti Berisha i kane derguar nje buqete me lule. Ne kartolinen e ciftit Berisha i urohej kryetarit te PS-se Edi Rama dhe Linda Bashes fat shendet dhe lumturi ne jeten e tyre bashkeshortore. Pak pas fillimit te dasmes nje makine e kryeministrise ka derguar ne lokalin ku festohej dasma edhe buqeten e luleve.

Kreu i LSI-se dergon nje tufe me lule per ciftin Rama

Meta Dite e rendesishme per Ramen
Urimi per kryetarin e Partise Socialiste nuk ka munguar edhe nga zevendeskryeministri dhe Ministri i Ekonomise Ilir Meta. Ne nje komunikim me mediat nga Lezha Meta u shpreh se kjo eshte nje dite mjaft e rendesishme per kryetarin e PS-se ndaj dhe ai nuk mund te mos e uronte. Meta ka deklaruar se pavaresisht mungeses se tij ne kete ceremoni ai do ti dergonte nje buqete me lule ciftit te ri. Me lejoni ta uroj sot kryetarin e PS-se ne kete dite te rendesishme te tij Une ftese nuk kam marre por buqeta me lule eshte gati per kete ceremoni tha dje Meta.

Kokteili
Ndryshe nga dasmat e zakonshme ceremonia e djeshme e ciftit Rama eshte konceptuar si nje koktej. Nuk kane munguar ushqimet tradicionale por organizuesit e dasmes u kane kushtuar me shume rendesi pijeve te zgjedhura embelsires dhe shampanjes me te cilen te ftuarit do te uronin ciftin. Nderkohe qe edhe koha ne dispozicion e vendosur per ceremonine vetem dy ore ka qene ne funksion te nje ceremonie mondane dhe jo shume te zgjatur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›