E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot tryeza e reformes mungojne Meta e Mediu PS bojkot

TIRANE- Sot ne oren 11.00 ne katin e katert te kryesise se Kuvendit kryetari i PD-se Sali Berisha pritet te mbledhe tryezen e partive per reformen zgjedhore.

Vvetem e aleatet parlamentare te kryeministrit dhe perfaqesues te OSBE-se NDI-se dhe te shoqatave qe merren me menaxhimin e monitorimin e zgjedhjeve priten te jene te pranishem ne tryeze.

Gazeta Shqiptare shkruan sot se dy aletet kryesor te PD-se Ilir Meta i LSI-se dhe Fatmir Mediu i PR-se nuk do te jene te pranishem sot ne tryezen e iniciuar nga kryeministri.

Ne emer te LSI-se ne tryezen e sotme do te jete i pranishem sekretari i Pergjithshem Luan Rama. Ndersa kryerepublikani Fatmir Mediu ndodhet per nje vizite ne Greqi i ftuar nga kryeministri Papandreu.

Ndersa Partia Socialiste nuk do te marre pjese pasi kushtezoi tryezen per reformat zgjedhore me transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 Gjithashtu do te mungojne dhe PBDNJ e Dules.

Nga shoqeria civile jane ftuar Shoqata per Kulture Demokratike Agjencine per Administrimin e ZgjedhjeveECA Organizaten KRIIK Albania Grupin Shqiptar te te Drejtave te Njeriut Institutin Shqiptar per Zhvillimin e Sistemeve Zgjedhore. Komitetin Shqiptar te Helsinkit ka njoftuar se nuk do te jete e pranishme.
s.g/balkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›