Halimi: Rama, pergjigju akuzave per gjobvenie
Partia Demokratike ka kerkuar dje nga kryetari i bashkise se Tiranes, njeherazi dhe kryetari i Partise Socialiste qe t’u pergjigjet akuzave per gjobat e vendosura per lejet e ndertimit. Deputeti i PD-se, Eduard Halimi u shpreh dje se kreu i bashkise duhet t’u pergjigjet publikisht akuzave tashme te faktuara. “Prej tre javesh Edvin Rama, ky fakir fukara i vetdeklaruar eshte pa goje, nuk jep shpjegime, nuk pergjigjet per asnje nga akuzat, qe tregojne me gisht aleancen “Edvin and Tan Lepri”, u shpreh Halimi. Duke u ndalur ne abuzimet qe jane bere me pronat dhe parqet ne kryeqytet, Halimi u shpreh se aferat e kryetarit te Bashkise nuk kane kursyer asgje ne Tirane. “Ky lepri i ri miliarder nuk ha vetem bar, ky ha peme, ha lulishte, parqe e cdo gje te gjelber te qytetareve te Tiranes”, u shpreh dje Halimi. Ai u eshte referuar dhe nje here provave te publikuara nga biznesmene dhe politikane te ndryshem. Halimi ka theksuar se vetem nje ndertuese ka denoncuar aferen prej 100 milione eurosh. “Heshtja per 100 milion euro, vetem nga nje zhvillues, me dokumente e prova; E gjitha uleret frikshem per ty, Edvin Kristaq Rama. Zoti Rama, kam nje ftese te thjeshte, dil nga kutia, behu i gjalle, pergjigju, dil e bej transparencen e kutise se Leprit”, u shpreh Halimi. Ai ka permendur te gjitha denoncimet e bera nga biznesmenet Dine Fratari dhe Dode Doci, dhe ka theksuar se “afera ne Kodrat e Liqenit eshte nje nga me te medhate”. Akuzat e deputeti demokrat, Halimi jane pjese e daljeve te perditshme te demokrateve, per te denoncuar, sipas tyre aferat e e kryebashkut.
DEKLARATA
“Heshtja per 100 milion euro, vetem nga nje zhvillues, me dokumente e prova; E gjitha uleret frikshem per ty, Edvin Kristaq Rama. Zoti Rama, kam nje ftese te thjeshte, dil nga kutia, behu i gjalle, pergjigju, dil e bej transparencen e kutise se Leprit”, ka qene deklarata e Halimit.