Xhacka: Kompania e Namikut u pezullua brenda dites nga Bregu
Pas deklarates se ministres se Integrimit, Majlinda Bregu ka qene serish deputetja e PS-se, Olta Xhacka ajo qe deklaruar ne nje konference per mediat se kompania e bashkeshortit te ministres eshte pezulluar nga aktiviteti vetem dje. “E njejta kompani, MIA internacional qe deri diten e sotme figuronte me status aktiv me administrator e ortak, Namik Ajazin, bashkeshortin e ministres, pas urdhrit te zonjes Bregu ne fillim u kthye ne nje kompani pa administrator dhe me nje ortak mangut, e me pas ne nje kompani te pezulluar”, tha Xhacka pasditen e djeshme. Sipas deputetes se Partise Socialiste vendimin per pezullimin e aktivitete te kompanise “MIA International” eshte bere vetem dje. “Kur Partia Socialiste publikoi provat qe vertetonin faktin se Namik Beqir Ajazi kishte ne pronesi 30% te kompanise “MIA intenational”, kompani e lidhur ne menyre te drejtperdrejte me fushen e energjetikes, ministrja Bregu urdheroi QKR per ete pezulluar aktivitetin e burrit si administrator i kesaj kompanie’, tha Xhacka. Sipas saj, vetem 50 minuta me pas, urdhri i ministres zbatohet plotesisht nga QKR pwr pezullimin.
“Ky njoftim i QKR nuk shoqerohet me asnje akt qe te tregoje se vertet kompania e ka pezulluar aktivitetin apo se asambleja e ortakeve ka pranuar doreheqjen e administratorit Ajazi dhe largimin e tij si ortak. Dokumentat qe pretendon ministrja e te shpallura ne faqen e QKR tregojne vetem njoftimin e Namik Ajazit drejtuar ortakut tjeter per nje mbledhje te asamblese ne date 12.7.2010. Pra e njejta kompani, MIA internacional qe deri diten e sotme figuronte me status aktiv me administrator e ortak, Namik Ajazin, bashkeshortin e ministres, pas urdhrit te zonjes Bregu ne fillim u kthye ne nje kompani pa administrator dhe me nje ortak manget, e me pas ne nje kompani te pezulluar”, akuzon Xhacka.
Ministrja e Integrimit hedh poshte akuzat e PS: Nuk fsheh te ardhurat e mia e ligjerisht nuk jap dot llogari per ato te kunatit
Akuza per Ramen
“Nuk ka asnje lajthitje ne deklaraten time te pasurise, sepse une nuk fsheh as te ardhurat e mia, as te bashkeshortit, por nuk jap dot llogari as moralisht dhe as ligjerisht per ato te kunatit dhe per kompani pa aktivitet”, u shpreh Bregu.