Qefalia: Kemi prova edhe per zyrtare te tjere te korruptuar
Opozita do te paraqese prova te reja qe sipas deputeteve te Partise Socialiste faktojne afera te tjera korruptive mes zyrtareve te qeverise. Deputeti i PS-se, Xhemal Qefalia, u shpreh se ka zyrtare te tjere te korruptuar pas ministrit Dritan Prifti, ministres Majlinda Bregu dhe deputetes Albana Vokshi. “Opinioni publik do te njihet neser me prova te reja mbi korrupsionin e Ministres se Integrimit dhe jo vetem kaq. Por nje liste e gjate zyrtaresh rezultojne te perfshire ne keto afera qe po uzurpojne pronat e shqiptareve”, u shpreh deputetit i PS-se. Ne pergjigje te deklarates se deputetit te PD-se, Eduard Halimi, perfaqesuesi i PS-se u shpreh se mazhoranca duhet tu pergjigjet akuzave dhe jo te te hedh balte mbi opozites. Reagimet e perditshme te Partise Demokratike, Qefalia i cilesoi si mungese argumentesh. “E njejta histori perseritet cdo dite. S’kane pergjigje per akuzat dhe te vetmen gje qe bejne jane balta dhe shpifjet”, tha ai. Nga ana tjeter Qefalia kerkoi dhe pergjigje per akuzat qe u jane bere zyrtareve te mazhoraces dhe konkretisht ministrave. “Qeveria duhet te japi shpjegime per akuzat dhe faktet e publikuara. Qeveria duhet te japi llogari per tenderat dhe koncesionet e Majlinda Bregut, Ministre e Integrimit, Dritan Priftit, Minister i Ekonomise dhe deputetes Albana Vokshi”, u shpreh Qefalia.