E Shtunë, 31 Tetor 2026

VIDEO LAJM/ Paradë me taka në mes të arave

joziNënkryetarja demokrate Jozefina Topalli, e cila udhëheq listën e kandidatëve në Shkodër (por e lënë vetëm nga mbështetësit e saj në listën e deputetëve demokratë) shkoi në oborret e banorëve dhe fermerëve të fshatrave Vukatanë dhe Kuç të Shkodrës.

Mesa duket e painformuar nga stafi i ngushtë, se nuk do të udhëtonin vetëm me makinën luksoze të Kuvendit, por do të zbrisnin edhe në arat e mbjella, Topalli është gjendur e papërgatitur për këtë situatë. Ajo është zhytur mes baltës, e veshur me takat e larta.

Kur votuam ligjin për “Kooperativat” në parlament nuk isha e sigurt për vlerën e kësaj nisme, por sot që shoh arat e mbjella e kuptoj vlerën, tha Topalli.

Ne do të vijojmë me projekte të reja për ju. Do të trefishojmë subvencionet në bujqësi, pra do të japim tre herë më shumë para për të gjithë ata fermerë që aplikojnë dhe kanë projekte për arrorë, frutorë apo që mbjellin ullinj etj. Përpara dy muajsh kemi kaluar në Parlament një paketë fiskale shumë të rëndësishme. Ne po bëjmë çdo gjë për të ndihmuar fermerin, për të mbështetur fshatin, për të nxitur prodhimin, për të nxitur punësimin, theksoi Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›