Halimi: Topi nuk është thirrur për të dëshmuar

Komisioni hetimor ka reaguar sot pas përgjigjes së kreut të shtetit Bamir Topi se nuk do të paraqitej për të dëshmuar për ngjarjet e 21 janarit.
Në një konferencë për shtyp deputeti i Partisë Demokratike Eduard Halimi theksoi se presidenti Topi nuk është thirrur për të dëshmuar në komision por për të përcjell të dhëna apo dokumenta si titullar i institucionit të presidencës.
Duke i bërë thirrje sërish kreut të shtetit t`i përgjigjet pozitivisht kërkesës për t`u paraqitur në komision deputeti Halimi theksoi se kërkesa është një detyrim ligjor.
Gjithashtu Halimi theksoi se komisioni në kuadër të vizitave fakmbledhëse në disa institucione të vendit është i gatshëm të zhvillojë edhe një vizitë pranë institucionit të presidencës.