Kuinslend i mbijeton ciklonit “Yasi”

Australia duhet të llogarisë dëmet që shkaktoi cikloni Yasi më i madh që kishte goditur ndonjëherë vendet. Shpejtësia e erës që shkonte deri në 300 km në orë, shkaktoi shumë dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk është raportuar asnjë viktimë.
Cikloni Yasi goditi brigjet e Kuinsland në mesnatë dhe ishte i kategorisë 5, më e madhja në përcaktimin e një stuhie. Më shumë 170 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa dhjetra hektarë tokë janë përmbytur. Pjesa e cila ka pësuar më shumë dëme shtrihet në një zonë prej 150 km në jug të qytetit Cairns.
Megjithatë dëmet mbeten ende për tu vlerësuar, pasi cikloni nuk është larguar nga Kuinsland. Ai është reduktuar në shkallën e dytë, por metereologët bëjnë me dije se rreziku mbetet ende i lartë.
Në një dalje televizive, kryeministria e australisë Julia Gillard, ka inkurajuar banorët e Kuinsland, të cilët janë goditur disa herë, kohët e fundit nga fatkeqësitë natyrore.
"Mendoj se shumë australianë, duhet të jenë të lumtur që këtë dëgjuan këtë mëngjes se ne patëm një jetë të re në Australi, një të sapolindur në një qendër të evakuimit" ka deklaruar Gillard. Ajo i është referuar një lindjeje të një fëmijë në një nga qendrat e evakuimit, në kohën kur situata e ciklonit ishte mjaft kritike.
Cikloni Yasi është krahasuar me uraganin Katrinë që goditi New Orleansin në SHBA gjatë vitit 2005.