PDIU Denojme aktin terrorist qe solli vdekjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dënon ashpërsisht aktin terrorist që solli në vdekjen e bashkëqytetarit tonë, gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Gjyqtari Konomi ka qenë njëri ndër gjyqtarët e rinj më të spikatur dhe vrasja e tij përbën një atentat jo vetëm për sistemin gjyqësor por në përgjithësi për shoqërinë shqiptare. PDIU ndan dhimbjen me familjen e viktimës dhe i dëshiron ngushëllimet më të sinqerta.
Tani, është momenti, që të gjitha institucionet shtetërore të vihen në kapacitet të plotë në veprim për arrestimin dhe dënimin e autorëve të këtij akti makabër. Për shtetin dhe kombin shqiptar, vrasja e një qytetari në formë të tillë, përbën një akt të rëndë, që duhet të zbardhet sa më parë. Aq më tepër, kur ky qytetar është funksionar i lartë i shtetit e vrasja e tij mund të ketë të bëjë me detyrën e tij shtetërore, siç është një ndër pistat e policisë.
PDIU i bën thirrje të gjithë atyre që mund të kenë indicie ose njohuri rreth autorëve të ngjarjes t'i paraqesin sa më parë për polici, në mënyrë që ky akt të gjejë dënimin e merituar.