Te henen vizitojne Shqiperine Ministrat e Jashtem te Italise dhe Greqise
”Ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë, Stavros Lambrinidis do të vizitojnë Shqipërinë të hënën, më 12 shtator 2011, për të inkurajuar aktorët politikë shqiptarë të punojnë së bashku për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian”, kjo u konfirmua zyrtarisht sonte në mbrëmje nga Komisioni i Delegacionit Europian në Tiranë përmes një njoftimi për mediat.
Në njoftim, bëhet publike edhe axhenda e dy ministrave ku thuhet se “ ministri Frattini dhe Lambrinidis do të takohen me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, Ministrin e Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto dhe Kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama për t’u përmbyllur më konferencën për shtyp tek Qendra e Informimit të Bashkimit Evropian në Tiranë”.